Bënin namin me drogë në Durrës, e pësojnë të miturit, zbardhen detajet nga operacioni

by editor

Një 23 vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës pasi shpërndante drogë në doza në lagje të ndryshme të qytetit.

Me finalizimin e operacionit “November” u arrestua M. B., 23 vjeç, banues në lagjen nr.13, Durrës.

Advertisements

“Gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient të pabanuar, shërbimet e Policisë i gjetën 23-vjeçarit, një sasi lënde narkotike kanabis të ndarë në doza, gati për shitje.

Në momentin e kapjes, 23-vjeçari ishte së bashku me dy të mitur, 15 dhe 16 vjeç, të cilët dyshohet se i shfrytëzonte për të shpërndarë lëndë narkotike.,” njoftoi policia.

Advertisements

Në përfundim të veprimeve, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Shtytja e të miturve në krim”.

TË NGJASHME