“A ta lumsha o i pavdekshmi ynë”/ Qoftet kanë afat skadence vitin 2050, fotoja që po bën “namin” në rrjet

by editor

Çudirat s’kanë të mbaruar në vendin tonë. Në një foto që po bën ‘namin’ në rrjet shihet një pako qoftesh nga Fabrika e përpunimit të mishit në Vlorë, që ka si datë skadence 6 nëntorin e vitit 2050.

Konsumatorët supozohet të shikojnë datën e skadencës që të sigurohen për marrjen e cilësisë maksimale nga ushqimi, por çfarë ndodh në rastin kur një fabrikë vendos si afat konsumi plot 28 vite?!

Advertisements

Emërtimi “Duhet përdorur deri në” , vendoset në bazë të një ligji ndërkombëtar për produktet ushqimore, por mesa duket në Shqipëri përveçse nuk jemi të sigurt për ato që konsumojmë, udhëzohemi të mos i flakim tutje ato për thuajse 3 dekada.

Postimi në faqen “Disidentët” në Facebook:

Advertisements

“Problemi u zgjidh!
Për të mos ia çarë më kokën Ani Drakulës me kontrolle, është rënë dakord që skadenca të ketë afat deri në 2050!
Pastaj. Pas 2050 kismet Ani do dalë në punë.

Do thoni ju pse aq gjatë dashka të qëndrojë në AKU rrushi?
Po mi, pse jo…pse deri tani si ka qëndruar?
A ta lumsha o i pavdekshmi ynë”

TË NGJASHME