Vrasja e Briken Sanaj, gazetarja nxjerr detajet e forta: Autorët pritën të largohej gruaja dhe fëmijët, ja motivi

by editor

Gazetarja Glediola Daci, e ftuar në emisionin “Open” ka diskutuar në lidhje me dinamikat e ngjarjes së mbrëmjes të të dielës, ku një 39-vjeçar, Briken Sanaj i njohur edhe me identitetin Anton Gjini në zonën e Kodrës së Diellit.

Ajo ka zbuluar se autorët e vrasjes kanë pasur informacione të sakta në lidhje me Sanaj, ndërsa janë treguar të kujdesshëm për të mos terrorizuar fëmijët e të ndjerit.

Advertisements

Daci u shpreh se ngjarja me shumë mundësi ka ndodhur si pasojë e hakmarrjes, referuar një plagosje që i vëllai i viktimës kreu në vitin 2012.

39-vjeçari kishte ardhur në Shqipëri për dasmën e një të afërmi, ndërsa ekzekutimi i tij është kryer pasi ka mbërritur në banesë.

Advertisements

“Deri në këtë fazë të hetimeve, pas përfundimit të dasmës autorët kishin informacion të detajuara për banesën ku jetonte dhe identitetin e dytë që përdorte, Anton Gjini. Dyshohet se është ndjekur qqë në momentin që ka mbaruar dasma e një të afërmi të tij. Autorët e kanë pritur 3 metra larg hyrjes së pallatit. Ka qëndruar disa minuta, ka zbritur bashkëshorten dhe fëmijët e mitur pastaj autori e ka pritur ndërsa pakoi makinën. Sapo doli maksimumi 4 metra nga dera e garazhit është qëlluar tre herë dhe të gjithë plumbat e kallashnikovit i ka në zonën e kokës, Autori dyshohet se ka hyrë nga pjesa e pasme e rezidencës kanë prerë rrethimin me tela me gjemba.

U dyshua se mund të ishte ngatërruar shënjestra sepse është kthyer me makinën e të vëllait shkaktar i një plagosje vite më parë.
Kanë qenë shumë të organizuar dhe nuk kanë dashur të traumatizojnë fëmijët.

Ka qenë shoku i tij që e ka dërguar në spital.

Nuk rezulton me precedentë penalë. Pas ngjarjes s ë2012 është larguar bashkë me vëllain në Itali. Për shkak të problemeve me thyerjen e vizave ka ndryshuar identitet. Emri që përdorte në rezidencë ishte për të fshehur gjurmët sepse pavarësisht përpjekjeve nuk ishin shuar gjakrat”, tha Daci.

TË NGJASHME