“Përgatituni për…”, Berisha zbulon skenarin e protestës së 12 nëntorit: Do të jetë e jashtëzakonshme

by editor

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për protestën kombëtare që do të zhvillohet më 12 nëntor nga opozita. Ai thotë se skenari ende është duke u përgatitur, por paralajmëroi se nuk do të jetë fundi i protestave, por do të nisë një sezon i gjatë.

“Skenari është në përpunim, por e sigurt të jesh që do jetë një protestë e jashtëzakonshme.

Advertisements

Ajo nuk është as fundi i protestave, por përgatituni për një sezon protestash. Unë jam i vetëdijshëm se çfarë do të thotë të ecësh edhe në fushatë edhe në protestë. Do ti bëjmë të dyja ne. Përpara kemi një bandit, një njeri që nuk ka as moral asgjë.

Një njeri që i merr logon opozitës. Një njeri që nuk respekton parimet themelore., ai është një armik i yni.

Advertisements

Ky nuk është kërcënim. Ai është armik, një njeri që kryen këto veprime, ai është armik”, tha Berisha në Euronews Albania.

Teksa akuzoi kryeministrin Rama si i ka marrë të gjitha pushtetet, Berisha kujtoi vitin 2007, kur tha se Rama donte të më linte mua të gjitha pushtetet, duke mos pranuar të futej në zgjedhje, por që një gjë të tillë ai nuk e ka pranuar.

“Edhe ai donte të më linte pushtetet mua në 2007, por nuk ja mora. Donte të mos hynte në zgjedhje lokale. Kur më thanë nga Brukseli që zhvilloi zgjedhjet se ai nuk dëgjon, unë i thashë jo nuk i zhvilloj zgjedhjet”, theksoi ndër të tjera Berisha.

TË NGJASHME