12-vjeçari nga Kukësi ruan i vetëm tufën e deleve në Bjeshkë, ja sa lek merr në muaj

by editor

Është vetëm 12 vjeçar dhe shumicën e kohës së tij nuk e kalon duke luajtur me shokët e lagjes por duke punuar për ta mbajtur familjen.

Dymbëdhjetëvjeçari gjendet i vetëm në bjeshkët më të thella në fshatin Restelicë duke u kujdesur për një tufë delës.

Advertisements

Ai është me origjinë nga fshati Borje i Kukësit, kurse për punën që bën ai paguhet vetëm 100 euro në muaj për t’u kujdesur për familjen e tij.

Këtë histori e ka ndarë fotografi Blerim Bytyçi, i cili edhe e ka fotografuar fëmijën në bjeshkë duku u kujdesur për tufën e deleve. Ky lajm eshte publikuar ne pothuajse te gjitha mediat shqiptare.

Advertisements

Shumë moshatarë të tij detyrohen të punojnë që në moshë të vogël për të ndihmuar sadopak familjet e tyre pasi gjendja ekonomike është shumëe vështirë.

Duke qenë se janë fshatra në zona të thella dhe jetesa për ta është shumë e vështirë, aty flitet vetëm për mbijetesë më saktë.

TË NGJASHME