Vrasja tek Kodra e Diellit/ Briken Sanaj u qëllua nga një makinë në lëvizje! 39-vjeçari njihej edhe me emrin…

by editor

Detaje të reja mësohen nga ekzekutimi me kallashnikov i 39-vjeçarit Briken Sanaj sot në mbrëmje në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë.

skenekrimi-kodraediellit

Sipas News24, Sanaj është ekzekutuar nga persona ende të paidentifikuar, të cilët po lëviznin me makinë.

39-vjeçari sapo kishte parkuar makinën në garazh dhe më pas kishte takuar disa miq të tij. Në këtë moment, autorët i janë afruar me makinë dhe kanë qëlluar në drejtim të tij.

Në mjetet e identifikimit të gjetura tek viktima, mbajnë emrin Briken Sanaj, ndërkohë roja i rezidencës ku jetonte 39-vjeçari, thotë se ai njihej me emrin Anton Gjini. Këto pretendime pritet të verifikohen zyrtarisht nga policia.

Sanaj u dërgua menjëherë në spital pas ngjarjes, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. Disa minuta pas vrasjes, në zonën e Qafë-Kasharit është gjetur një makinë duke u djegur, e cila dyshohet se i përket autorëve.

Policia ka shoqëruar në komisariat disa persona të cilët do të merren në pyetje për ngjarjen. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të vrasjes.

Njoftimi paraprak i policise:

Më datë 30.10.2022, te Kodra e Diellit, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri shtetasi B. S., rreth 39 vjeç, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë krehjen e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Janë shoqëruar disa persona në Polici.

Në Qafë Kashar, në afërsi të një biznesi pllakash, është gjetur duke u djegur, një automjet.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për fiksimin e çdo prove të vlefshme që mund të çojë në identifikimin e autorëve.

TË NGJASHME

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy