Sekuestrohet kartela mjekësore e Lear Kurtit, zbardhet lëvizja urgjente ndaj mjekëve të Traumës dhe efektivëve

by editor

Prokuroria ka sekuestruar kartelën mjekësore të 32-vjeçarit Lear Kurti, i cili ndërroi jetë në duart e efektivëve të Policisë së Shtetit.

Në ditën e shtatë pas vdekjes së të riut, hetimet vijojnë ende dhe me sekuestrimin e kartelës së Kurtit, synohet të zbardhen detaje nga gjendja shëndetësore e të ndjerit.

Gjithashtu, janë marrë në pyetje edhe mjekët e spitalit të Traumës që kanë qenë në turn mbrëmjen e 19 tetorit, kohë kur dhe u është dërguar Kurti nga efektivët e policisë.

17 punonjës të Policisë së Shtetit janë rimarrë gjithashtu në pyetje pasi dyshohet se janë përfshirë në veprime për ndalimin e Lear Kurtit. Deri më tani, nga të dhënat e administruara nuk rezulton se Lear Kurti të vuante nga epilepsia, pista e parë e deklaruar nga autoritetet.

Gjithsesi, pritet ende rezultati përfundimtar i të gjitha hetimeve për të dalë në një konkluzion.

TË NGJASHME

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy