“Kam hedhur një dozë droge, shkoni e…” Klodiana Lala plas detaje të forta: Lear Kurti kishte fobi kur shikonte policë sepse…

by editor

Gazetarja Klodiana Lala thotë se 32-vjeçari, Lear Kurti, i cili humbi jetën pas shoqërimit në komisariatin e “Don Boskos”, ishte përdorues droge. Sipas gazetares Lala, 32-vjeçari kishte fobi nga efektivët e policisë dhe ndryshonte sjellje sapo i shikonte.

“Leart Kurti duke ecur në rrugë, punonjësit e policisë e pyesin nëse është banor i lagjes. Ai i thotë jam banor i fushës së aviacionit. Në momentin që i kanë kërkuar shpjegime dhe kartën e identifikimit ai ka filluar të vrapojë. Kur shikonte policë, kishte fobi.

Ai njihej si person me precedent në konsumimin e lëndëve narkotike. Në momentin që ka mbërritur tek marketi, ai ka filluar tí japë shenjat e dridhjes. Ai u ka thënë se kam hedhur një dozë droge, ju shkoni e gjeni. Tani ka mbërritur tek komisariati, sipas punonjësve të policisë nuk ka dashur të dalë nga automjeti.”, tha Lala në emisionin “Opinion”.

TË NGJASHME

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy