Aksident tragjik, dy makina përplasen ‘kokë më kokë’, dy të vdekur dhe një i plagosur

by editor

Një aksident i rëndë është regjistruar në Kosovë. Bëhet me dije se janë përplasur dy automjete. Për pasojë dy persona kanë mbetur të vdekur. Gjithashtu raportohet se një person ka mbetur i plagosur.

“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Komoran -Caralevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje.

Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar tre persona, dy prej tyre nuk kanë arrit të përballojnë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë. Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

TË NGJASHME

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy