V*asja në Tiranë/ Njihej me emrin Skerdi, i vëllai kishte plagosur një person në 2012

by editor

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vr asja e 39-vjeçarit, Briken Sanaj një natë më parë tek Kodra e Diellit, në Tiranë.

Mësohet, se v iktima përveç se me emrin Briken Sanaj me të cilin ishte i regjistruar në dokumenta, njihej nga banorët dhe me emrat Anton Gjinaj dhe Skerdi.

Advertisements

Sipas “Neës 24”, në vitin 2010, Sanaj ka pasur konflikt me një familje, ndërsa në 2012 vëllai i tij ka plagosur një person.

Po ashtu, bëhet me dije se 39-vjeçari më së shumti jetonte në Itali, ndërsa mbrëmjen e djeshme, kur dhe ndodhi ngjarja sapo ishte kthyer nga Lezha, ku kishte qenë në një sebep familjar. Mësohet se autorët ka monitoruar çdo lëvizje të tijën.

Advertisements

Kujtojmë se i riu u ekzekutua me tre plumba në kokë, ndërsa dyshohet se në krim kanë marrë pjesë dy persona. Autorët, pas krimit janë larguar me makinë tip “Benz”, ndërsa mjeti u gjet i djegur pak minuta më vonë në Kashar.

Ende nuk dihet identiteti i autorëve, ndërsa janë shoqëruar në komisariat disa persona për t’u pyetur rreth ngjarjes. Po ashtu, janë sekuestruar kamerat e sigurisë./Opinion.al

TË NGJASHME