U qëllua me armë tek “Kodra e Diellit”, zbulohet identiteti i v*ktimës

by editor

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë pranë Kodrës së Diellit. Burime për mediat bëjnë me dije se viktimë ka mbetur shtetasi Briken Sanaj, 37 vjeç.

Advertisements

Trupi i 37-vjeçarit ishte dërguar pajetë në spital. Mësohet se vrasja është kryer me armë kallashnikov, ndërkohë që uniformat blu kanë gjetur edhe gëzhoja në vendngjarje.

Deri më tani nuk ka ende një njoftim zyrtar nga policia e cila ka ngritur pika kontrolli në zonë dhe po kontrollon kamerat e sigurisë për zbardhjen e ngjarjes.

Advertisements

TË NGJASHME