Tragjike në Greqi/ Vdes pas aksidentit 42-vjeçari nga Tepelena, babai i dy fëmijëve të mitur

by editor

Një 42-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti në Greqi. Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se ka ndërruar jetë A. Demaj, nga Tepelena, pas një aksidenti me motor.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, ndërsa ditën e nesërme trupi i të ndjerit mbërrin në Shqipëri.

Advertisements

42-vjeçari është babai i dy fëmijëve, ndërkohë miqtë e tij kanë shprehur dhimbjen e madhe në rrjetet sociale.

“Dhimbje madhe zemren na i coptove te pushoft shpirti ne paqe kusho dhe zoti te beft engjell nuk me ben Dora te shkruaj as zemra sma beson dhe syri me loton, do na mungosh vellai jon gjith nje ne zemren Ton do jesh ohhh zot” – shkruan një kushëriri i të ndjerit.

Advertisements

TË NGJASHME