TRAGJEDI/ U shua e gjithë familja shqiptare, zbardhen emrat kush janë pjesëtarët që humbën jetën në aksident në Itali

by editor

Mediat italiane kanë publikuar emrat e 4 shqiptarëve që humbën jetën në një aks ident tr agjik mbrëmjen e së dielës në Reggio Emilia.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, vi ktimat janë Shane Hyseni, 22 vjeçe, djali i saj, Mattias Lame, 2 vjeç si dhe motra e vëllai i 22-vjeçares, Rejana Hyseni, 8 vjeçe dhe Resat Hyseni, 11 vjeç.

Advertisements

Nga kjo ngjarje e rëndë ka mbetur i plagosur partneri i 22-vjeçares, një 30-vjeçar, i cili drejtonte makinën tip “Fiat”.

Ai është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Deri më tani është mësuar se shoferi ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me murin e një shtëpie të pabanuar.

Advertisements

Siç duket edhe nga pamjet, përplasja ka qenë fatale. Dëmtimet kanë qenë të shumta, ndërsa mediat raportuan se iu deshën disa orë për të nxjerrë trupat e pajetë dhe makinën.

TË NGJASHME