Shuhet familja, identifikohen 4 shqiptarët që ndërruan jetë në aksidentin fatal në Itali(Emrat)

by editor

– Dy familje të shkatërruara në një tragjedi të vetme në aksidentin e mbrëmshëm, në Via Emilia midis Cade dhe Villa Gaida, ku një makinë, në të cilën ndodheshin pesë persona, u përplas me një shtëpi të pabanuar rreth orës 20:00.

Sipas mediave vendase, janë identifikuar katër viktimat, të gjithë me origjinë shqiptare, të vilët janë: Shane Hyseni 22 vjeç, nëna e Mattias Lame, një vit e gjysmë.

Advertisements

Me ta, në të njëjtën makinë, vdiqën 8-vjeçarja Rejana Hyseni dhe 11-vjeçari Resat Hyseni, motra dhe vëllai i Shanes, të gjithë me banim në Reggio.

Në timonin e Fiat Stilo ishte një 30-vjeçar, bashkëjetues i vajzës dhe babai i foshnjës së ndjerë, tashmë i shtruar në kushte shumë të rënda në terapi intensive.

Advertisements

Policia lokale e koordinuar nga Prokuroria po heton për të rindërtuar dinamikën e aksidentit. Sipas gjetjeve fillestare, makina ka qenë duke ecur me shpejtësi të madhe, por shkaqet e sakta të përplasjes janë ende duke u hetuar.

TË NGJASHME