“O Zot i madh mos më ço tek përmbaruesi”, historia rrënqethëse e 7 vjeçarit me prindër të divorcuar: Bashkëjetuesi i nënës më ka gjuajtur me rrip dhe shapka kur…

by editor

“Piranjat” të moderuar nga Florjan Binaj dhe Arilena Ara kanë sjellë këtë të diel një histori të dhimbshme, dramën që po përjeton një 7-vjeçar prindërit e të cilit janë divorcuar. Divorci kjo plagë e madhe e shoqërisë shqiptare në rastin në fjalë ka shkaktuar mjaft trauma tek 7-vjeçari, nëna e të cilit ka zgjedhur të largohet nga shtëpia dhe të fillojë një jetë të re me një tjetër burrë.

7-vjeçari ka rrëfyer se gjatë vizitave që ka bërë në shtëpinë e nënës së tij ai është rrahur me rrip dhe me shapka nga bashkëjetuesi i saj. Madje vogëlushi rrëfen se në momentin që këtë gjë ia ka treguar dhe nënës së tij në vend që të merrej në mbrojtje nga ajo, përgjigja ka qenë edhe më e egër: Mirë ta ka bërë, ke bërë faj.

Advertisements

Por përveç nënës dhe bashkëjetuesit të saj për 7-vjeçarin një tjetër makth janë edhe përmbaruesit privatë edhe shtetërorë, të cilët kërkojnë forcërisht që i mituri të takohet me nënë e tij kundër dëshirës së tij.

Advertisements

Edhe pse ndaj fëmijës dhe babait të tij ka një urdhër mbrojtjeje nga gjykata për dhunë dhe kërcënime nga ana e palës tjetër, sërish përmbaruesit këmbëngulin të zbatojnë një tjetër vendim gjykate që nuk është në fuqi, duke kërkuar që i mituri të takojë çdo javë nënë e tij. Ajo që e bën dhe më rrëqethëse këtë histori është teksa dëgjon vogëlushin që i thotë babait të tij: Iu luta Zotit edhe mbrëmë në darë edhe sot në mëngjes. O Zot i madh mos më ço tek përmbaruesi.

Madje i mituri i lutet vazhdimisht Zotit edhe gjatë kohës që është në shkollë me shokët e klasës, ku shpesh këta të fundit e pyesin se përse flet me vete. Një histori e cila duket se nuk mbaron sot, por ka për të vijuar gjatë. Një misi0on të cilin “Piranjat’ kanë marrë përsipër për ta çuar deri në fund.

TË NGJASHME