“Jo po televizioni, suksesi, karriera…”/ Donald Veshaj poston videon epike të Bora Zemanit

by editor

Që pas ribashkimit, Bora Zemani dhe Donald Veshaj duket se janë të pandashëm. Tashmë çiftin e shohim kudo pranë njëri-tjetrit.

Së fundmi aktori i humorit ka publikuar një video ‘funny’ të moderatores, e cila shihet duke ecur në një fushë të madhe me bar, ndërkohë në sfond dëgjohet Donaldi i cili e quan atë ‘gocë fshati’.

Advertisements

“Ja, gocë fshati…Ja si do të ngjante nëse do të jetonte në fshat. Një vajzë punëtore që jeton në fshat… Jo po televizioni, suksesi, karriera… Ja një vajzë nga fshati. Respekt për të gjitha vajzat e fshatit”- shprehet aktori.

Kujtojmë se Bora u përfol disa ditë më parë për një shtatzëni të mundshme. Një parashikuese tha për “Shqipëria Live” se Bora është shtatzënë, Bora ka shuar dyshimet ku ka thënë se nuk është shtatzënë.

Advertisements

“Më thanë që e kam çun. Për momentin jo, nuk jam shtatzënë…”, tha Bora gjatë mbrëmjes në ‘DWTS’, duke hedhur poshtë të gjitha spekulimet e mundshme.

Ajo ka qenë e ftuar më herët në programin “Më lër të flas”, ku foli për jetën e saj personale dhe atë profesionale. Ajo u ndal te fëmijëria e saj, zbuloi kohën kur përjetuan vështirësi ekonomike në familje si dhe vështirësi shëndetësore të babait të moderatores.

“Fëmijëria ime ka qenë shumë e bukur. Të gjithë jemi rritur me kushte të vështira, si të gjithë shqiptarët, por me shumë dashuri nga prindërit tanë. Të gjitha vështirësitë ekonomike apo shëndetësore, nuk janë ndjerë shumë se familja ka qenë e bashkuar dhe shumë mbështetëse. Babai ka qenë i sëmurë kur kam qenë e vogël.

Si vajza e babait e kam përjetuar më shumë seç ishte problemi. Sot kanë kaluar të gjitha, ai është shumë mirë dhe është pika ime e dobët. Ka qenë mami pjesë shumë dominante e familjes. Ajo ka qenë gjithmonë aty, duke na shtyrë që të merreshim me sa më shumë aktivitete.

Ne kemi pasur disa probleme, kur kam lidhur unë kemi jetuar në bllok. Por në 97’ shtëpia u mor, pastaj ishim pa shtëpi por u sistemuam në një dhomë shumë të vogël. Sado e vështirë, unë e kujtoj si periudhë shumë të bukur, dua t’i shoh anën pozitive të gjitha gjërave”- zbuloi Bora Zemani.

TË NGJASHME