Policia ka reaguar në lidhje me ngjarjen të ndodhur mbrëmjen e sotme në kryqytet ku në zonën e Kodrës së Diellit, mbeti i vrarë pas një atentati Briken Sanaj.
Blutë e Tiranës bëjnë me dije se 39 vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spital, ndërkohë lidhur me këtë ngjarje janë shoqëruar disa persona në polici.
Advertisements
Po ashtu, në Qafë Kashar, në afërsi të një biznesi pllakash, është gjetur duke u djegur, një automjet, paraprakisht mendohet se mund t’i përkasë autorëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për fiksimin e çdo prove të vlefshme që mund të çojë në identifikimin e autorëve.
Advertisements
Njoftimi i plotë:
Tiranë/Informacion parapak
Më datë 30.10.2022, te Kodra e Diellit, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri shtetasi B. S., rreth 39 vjeç, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë krehjen e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Janë shoqëruar disa persona në Polici.
Në Qafë Kashar, në afërsi të një biznesi pllakash, është gjetur duke u djegur, një automjet.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për fiksimin e çdo prove të vlefshme që mund të çojë në identifikimin e autorëve.