E rëndë në Vlorë/ Punëtori gjendet pa shenja jete në vendin e punës, zbardhen dyshimet e para

by editor

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Vlorë, teksa një 70-vjeçar është gjetur i pajetë në vendin e tij të punës.

Policia ka njoftuar se 70-vjeçari është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij, jashtë një subjekti privat ku ai ishte punësuar si roje.

Advertisements

Nuk dihet ende shkaku i vdekjes, ndërsa autoritetet ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë.

Sot, rreth orës 15:00, në lagjen “1 Maji”, është gjetur nga familjarët pa shenja jete, në vendin e punës si roje në një subjekt privat, shtetasi H. A., rreth 70 vjeç, i cili dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.

Advertisements

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

TË NGJASHME