E rëndë në Greqi! Dy të moshuar digjen të gjallë brenda banesës së tyre

by editor

Dy të moshuar vdiqën tragjikisht në Samos, pasi një zjarr shpërtheu në shtëpinë ku ata jetonin në Meseo Karlovasi.

90-vjeçari dhe gruaja 80-vjeçare janë lokalizuar në orën 06:00 të mëngjesit të sotëm nga forcat zjarrfikëse. Në të njëjtën kohë, vajza e çiftit u plagos në përpjekje për të ndihmuar prindërit e saj dhe u dërgua në spitalin lokal me djegie të lehta dhe probleme me frymëmarrjen.

Advertisements

Zjarri ka nisur për një shkak të paqartë në kuzhinën e shtëpisë së tyre dhe është përhapur me shpejtësi duke e përfshirë atë.

Advertisements

Për të shuar zjarrin kanë tentuar 20 zjarrfikës me nëntë automjete.

TË NGJASHME