Sot rubrika “Shihemi në gjyq” e emisionit “E Diela Shqiptare” solli rastin e dy
Ish – shokëve nga Bilishti, të cilët ndodhen në konflikt për shkak të një borxhi të pashlyer.
Advertisements
Xhumai rrëfeu jetën e tij të vështirë dhe peripecitë që i kishte shkaktuar ish – bashkëshortja me tradhëtira dhe me një çështje gjyqësore për “pjesëtimin e pasurisë”.
Ai i gjendur i vetëm, pa asnjë të afërm për ta mbështetur, i kërkoi para borxh shokut të tij.
Advertisements
Por Astriti tanimë i mban qëndrim Xhumait sepse kanë kaluar 4 vite dhe ky i fundit nuk ia ka shlyer borxhin.
Juristja Eni Çobani e shpjegoi çështjen e Xhumait dhe i dha shpresë se nëse do të ngrejë një padi për çështjen e “pjesëtimit të pasurisë” mundet që ta fitojë.