Sherr për radhën, qëllohet 15 herë me thikë biznesmeni i njohur

by editor

Biznesmeni grek Yannis Markou u godit me thikë të paktën 15 herë në orët e para të së premtes, 28 tetor në Varybompi dhe po lufton për të qëndruar gjallë.

Protothema shkruan se skena e egër u zhvillua në orën 4.30 të mëngjesit para një mense në Varibombi. Dy të rinj, 19 dhe 26 vjeç, nisën të debatonin për radhën në një mensë me tre burra, mes tyre edhe biznesmenin e njohur.

Advertisements

Papritur, 26-vjeçari ka nxjerrë një thikë dhe ka goditur fatkeqin 15 herë. Më pas kanë ikur.

Advertisements

Policia e Kifisisë arrestoi 19-vjeçarin, ndërsa 26-vjeçari është në kërkim. I arrestuari akuzohet për bashkëpunim në vrasje të mbetur në tentativë, ndërsa 26-vjeçari për vrasje të mbetur në tentativë.

TË NGJASHME