Nga Lorenc në Sabian, këngëtari tregon me lot në sy pse ndërroi emër: Doja ta ndjeja gjithmonë pranë nënën time

by editor

Këngëtari Sabian Medini ka rrëfyer detaje nga momenti më i dhimbshëm që ka përjetuar në jetën e tij, kur ka humbur të ëmën.

I ftuar në “S’e luan Topi”, Sabiani tha se atij i kishin vënë emrin Lorenc, por që kur ka humbur nënën, ka marrë vendimin që ta ndërrojë emrin për ta bërë më të përafërt me të.

Advertisements

Ai tregoi e ëma quhej Shabale dhe ai vendosi të vetëquhej Sabian për të ndjerë që do ta kishte gjithmonë pranë nënën që humbi jetën më 8 mars.

“Kur fillova të kuptoja dhe të nxirrja videoklipin tim të parë nëna ime ndërroi jetë, ka vdekur ditën e tetë marsit.

Advertisements

Dhe unë si vizionar që doja të dilja ndryshe. Nëna ime quhet Shabale si do ta bëja dhe thura një emër që funksionoi shumë bukur, që më ka shoqëruar deri tani. Nga Shabale në Sabian. Kjo është një mënyrë që ta kisha pranë vetes gjatë gjithë kohës,”- shtoi më tej këngëtari.

TË NGJASHME