Ishte duke mbledhur ullinj/ Burri nga Vlora bie nga pema, ndërron jetë në vend(Detaje)

by editor

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Vlorë, ku një burrë duke mbledhur ullinj është rrëuar nga pema aksidentalisht.

Vlorë/Informacion paraprak

Advertisements

Paraditen e sotme, në fshatin Bestrovë, Vlorë, dyshohet se duke mbledhur ullinj është rrëzuar aksidentalisht nga pema, shtetasi L. V., rreth 65 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Po sot, në lagjen “Pavarsia”, Vlorë, dyshohet se duke krasitur pemët, është rrëzuar aksidentalisht nga pema, punonjësi i gjelbërimit, shtetasi E. H., 58 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Advertisements

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, për të dyja ngjarjet.

TË NGJASHME