‘Akoma se kam pranuar, më mungon pafund Adel’! Mikesha e saj përlot me dedikimin për Adelajda Xhamanin

by editor

5 vjet më parë, u nda nga jeta në rrethana misterioze një nga vajzat më të dashura të showbizz-it shqiptar Adelajda Xhamani.

Mikesha e saj, Isida Mollaymeri i ka bërë një dedikim të ndjerë në rrjetet sociale.

Advertisements

“Më mungon Kur njerëzit thonin që s’ka për ta pranuar kurrë atë që i ndodhi unë se kuptoja… Deri para 5 vitesh kur ti ike. E pra unë akoma se kam pranuar ikjen tënde. Me mungon pafund Adel. My A… @adelaxhamani”- shkruan balerina e njohur në një postim në rrjetet sociale.

Gazetarja 31-vjeçare Adelajda Xhamani ndërroi jetë papritur në orët e para të mëngjesit të datës 29 tetor të këtij viti. Ajo ndodhej e vetme në apartamentin ku jetonte me qira, në rrugën “Muhamet Deliu”, kur ka nisur të ketë shqetësime. Në orët e para të mëngjesit ajo i ka telefonuar shoqes së saj, duke i kërkuar që të lajmëronte një ambulancë, pasi nuk po mbushej dot me frymë.

Advertisements

“Nuk po mbushem dot me frymë”, mësohet t’i ketë thënë shoqes së saj. Pas kësaj telefonate, shoqja e Adelës ka lajmëruar menjëherë ambulancën, familjarët e saj, por edhe disa miq të përbashkët. Ambulanca ka mbërritur shumë shpejt në adresën e dhënë, por duke qenë se nuk dihej me saktësi apartamenti i Adelës, mjekët kanë pritur derisa miqtë e saj kanë mbërritur aty me një taksi. Të gjithë janë ngjitur bashkë në katin e katërt. Dera është gjetur gjysmë e hapur, pasi në momentin që po fliste në telefon me shoqen e saj, Adela nga frika se gjendja e saj mund të përkeqësohej, i ka thënë se do ta hapte derën.

Ndërsa në momentin që janë futur brenda, ajo është gjetur e shtrirë në korridor. Mjekët nuk kanë konstatuar shenja jete, megjithatë e kanë marrë me ambulancë e janë nisur drejt QSUT-së. Si orë e vdekjes është shënuar 05:10, kohë që përkon me momentin kur mjekët janë futur në apartamentin e saj dhe e kanë konstatuar pa shenja jete.

TË NGJASHME