U mori jetën e djalit në aksident, familja ‘fal gjakun’ pas ceremonisë mortore, pamjet teksa përqafohen të përlotur bëjnë xhiron e rrjetit

by editor

Dy familje në Kosovë janë përqafuar dhe kanë ngushëlluar njëra-tjetrën pas një aksidenti tragjik të ndodhur këtë të mërkurë, që gati i futi në hasmëri.

Bëhet fjalë për aksidentin në Podujevë ku ndërroi jetë 30-vjeçari Adnan Halimi. Ai po udhëtonte me biçikletë në rrugën Prishtinë-Merdarë në momentin që u përp las nga një makinë.

Advertisements

Rastësia deshi që në timonin e mjetit që shkaktoi aksidentin tragjik të ishte djali i familjes Musa, fqinje me atë Halimi. Madje viktima dhe personi që drejtonte mjetin ishin shokë.

Videoja e publikuar nga mediat e Kosovës tregon se të dyja familjet kanë vendosur të bëjnë paqe, më saktë, familja e të ndjerit i ka falur familjes Musa gjakun e të birit pas ceremonisë së varrimit të 30-vjeçarit. Pamjet e burrave teksa përqafojnë njëri-tjetrin të përlotur kanë bërë xhiron e rrjetit.

Advertisements

TË NGJASHME