Një nga Dj më të njohur dhe më të suksesshëm në botë, David Guetta i ka dhënë fund historisë së tij 7-vjeçare me modelen dhe aktoren e njohur, Jessica Ledon. Dyshja kanë vendosur të ndahen pasi kanë qenë shumë të zënë për shkak të angazhimeve dhe udhëtimeve të vazhdueshme
Sipas mediave, Guetta, i cili e kaloi verën në Ibiza, vazhdimisht i bënte presion të dashurës që jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Advertisements
“David u largua nga Jess dhe mënyra e tyre e jetesës thjesht nuk ishte më e njëjta. Ata kanë kaq shumë vite së bashku sa të gjithë rreth tyre mendonin se ishin krijuar për njëri-tjetrin, por nuk rezlutoi kështu. Megjithatë, duket se ka shpresa që çifti një ditë t’i japë një tjetër shans dashurisë së tyre. Ata nuk e kanë ndërprerë plotësisht kontaktin, kështu që disa prej nesh shpresojnë t’i rregullojnë gjërat”, tha një burim pranë tyre.
Advertisements