E frikshme/ Rezultonte e humbur, gruaja gjendet brenda pitonit gjigant

by editor

Indonezi- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Indonezi. Një grua 54-vjeçare, e cila u zhduk të premten e kaluar në një plantacion pranë shtëpisë së saj në Jambi, u gjet në stomakun e një gjarpri piton rreth 7 metra të gjatë pas një kërkimi dyditor.

Anëtarët e familjes së gruas, të identifikuar si Jahrah, thirrën shërbimet e urgjencës të premten në mbrëmje dhe filluan të kërkojnë nëpër zonat e pyllëzuara aty pranë.

Advertisements

Të dielën në mëngjes, një grup kërkimi gjeti pitonin me një fryrje të madhe në stomak.

Advertisements

“Banorët vranë gjarprin dhe i hapën stomakun. Të gjithë u habitën. Doli që gruaja që po kërkonim ishte në stomakun e gjarprit”, tha për ViralPress Anto, kreu i fshatit lokal ku jetonte gruaja.

TË NGJASHME