Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Selanik të Greqisë ditën e djeshme, ku një 41-vjeçar është gjetur i pajetë nga nëna e tij në apartament.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat greke, sipas të cilave, krahas tij është gjetur në gjendje të fikti babai i moshuar.
Advertisements
Autoritetet greke, pas hetimeve mendojnë se i dyshuar kryesor për vdekjen e 41-vjeçarit është babai i tij, pasi sipas policisë, vik tima ka plagë në kokë, të cilat mendohet se i ka marrë nga goditja me sende të forta.
Gjithashtu i dyshimtë është fakti se babai i viktimës është gjetur pranë tij në gjendje të fikti. Aktualisht i moshuari ndodhet në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.
Advertisements
Nga ana tjetër, fqinjët e viktimës thonë se 41-vjeçari ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe se zihej shpesh me babanë e tij, pasi ky i fundit nuk pranonte t’i jepte para për të blerë drogë.
“Më vjen keq për të dashurën time, për fqinjen time. Djali i tij vazhdonte të bënte zhurmë dhe burri i saj po përballej me probleme shëndetësore. Ata jetonin në lagje prej vitesh, djali i tyre kërkonte lekë për d rogë” , tha një mikeshë e nënës.
Ajo shtoi se “shoqja ime u kthye dje nga puna dhe gjeti burrin e saj pa ndjenja dhe djalin e saj pranë tij të v dekur e të m bytur në g jak. Ajo filloi të bërtiste, çfarëdo që të bënte ishte fëmija i saj”.