Dasma kthehet në tragjedi, dhëndri vritet teksa dilte nga kisha, plagoset edhe e motra

by editor

Një dasmë përfundoi në një tragjedi kur dhëndri u qëllua për vdekje.

32 vjeçari Marco Antonio Rosales Contreras, i cili u martua me të fejuarën e tij avokate në qytetin e saj të lindjes, Caborca në Meksikë, u qëllua me armë disa metra larg të ftuarve të dasmës vetëm pak kohë pasi lidhi kurorë.

Advertisements

Anëtarët e familjes dhe të ftuarit u përpoqën të ndihmonin Contreras, por ai vdiq para se të mund të shkonte në spital, raportuan mediat e huaja.

Motra e dhëndrit u plagos nga të shtënat. Nusja e shkatërruar u pa me fustanin e gjakosur duke u larguar nga trupi i pajetë i të shoqit.

Advertisements

TË NGJASHME