Të shtënat me armë zjarri në Shkodër, policia me reagim zyrtar: U qëllua me pistoletë ndaj dy vëllezërve, autori në kërkim

by editor

Policia e Shkodrës ka dalë me një njoftim zyrtar për të shtënat me armë zjarri në lagjen “Skënderbeg”.

Në njoftimin zyrtar, thuhet se shtetasi K.F kishte qëlluar me armë zjarri ndaj dy vëllezëve, D.K dhe A.K si shkak i një konflikti të çastit.

Advertisements

Për fat të mirë, nuk ka të lënduar nga të shtënat, ndërkohë që autori ia ka mbathur nga vendngjarja.

Njoftimi i Plotë:

Advertisements

Shkodër/Informacion paraprak

Në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, dyshohet se pas një konflikti të çastit mes shtetasit K.F dhe vëllezërve D. K e A. K, shtetasi K.F dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dhe është larguar. Nuk ka persona të lënduar.

Shërbimet e Policisë dhe një grup i FNSH-së Shkodër po kontrollojnë zonën me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

TË NGJASHME