Shpërthime të forta në fabrikën e gazit në Porto Romano, tmerrohen banorët(Video)

by editor

Disa shpërthime të forta të bombolave të gazit kanë terrorizuar banorët në zonën e Porto Romanos në Durrës.

Dhjetra familje që ndodhen afër zonës janë frikësuar, ndërsa shkolla është shumë afër fabrikës GazPower.

Advertisements

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga JOQ ALBANIA, fabrika nuk ka njoftuar zjarrfikësit, pasi nuk duan që të bëhet e madhe situata, por këta të fundit janë njoftuar nga banorët dhe kanë shkuar në vendngjarje.

Kjo nuk është hera e parë, që qytetarët ndihen të rrezikuar nga fabrika Gazpower, ku prodhohen bombola gazi të të gjitha madhësive.

Advertisements

Kujtojmë se pak kohë më parë, shumë banorë në atë zonë i braktisën shtëpitë, pasi ndiheshin të rrezikuar nga shpërthimet e njëpasnjëshme.

TË NGJASHME