Njihuni me fshatin në Shqipëri ku flitet greqisht, banorët marrin dhe pension te majmë nga Greqia(Video)

by editor

Njihuni me fshatin në Shqipëri ku flitet greqisht, banorët marrin dhe pension nga Greqia?

Në fshatin Derviçan të Gjirokastër, të gjithë tabelat orientuese janë të shkruara në Greqisht,

Advertisements

pavarësisht se ky vend është pjesë e Shqipërisë. Përveç kësaj banorët e kësaj zone, flasin edhe greqisht dhe kjo gjuhë sipas tyre flitet që prej kohës së komunizmit.

Gjithashtu ata theksojnë se janë të njohur si minoritet grek dhe i kanë të gjithë të drejtat si në Greqi.

Advertisements

“Si të jetë, si kudo. Shtëpitë i kemi me gurë edhe mbulesën që në atë kohë kështu vazhdojmë. Greqishtja është gjuhë amtare. Jemi të njohur si minoritet grek, i kemi të gjithë të drejtat.

Shumë banorë në këtë fshat kanë edhe emra grek, ndërkohë që marrin edhe pension nga shteti i Greqisë.

“Ka ca njerëz që marrin pension, kanë punuar në Greqi dhe marrin, unë quhem Kristo.”

Një problem tjetër në fshat është se po braktiset dita ditës, pasi banorët kanë ikur nga fshati duke u shpërngulur në qytete por edhe në emigrim.

“S’ke gjë këtu, është çdo gjë e mbaruar, kanë ikur njerëzit”

TË NGJASHME