Aksident i rëndë në vend! Automjeti përplas një fëmijë para shkollës, me urgjencë drejt spitalit

by editor

Një fëmijë 8 vjeç është aksidentuar sot përpara shkollën 9-vjeçere “Zylyftar Veleshnja” në Skrapar. Ka qenë mjeti tip “Ford” me targa AA 579 OD që e ka goditur fëmijën kur po kalonte me vrap rrugën për të hyrë në shkollë.

“E mahnitshme”/ Britania e Madhe zgjodhi Rishi Sunak si kryeministër të vendit, reagon Joe Biden: Revolucion, moment historik…
Fëmija i plagosur Denis Gazmit Dyrmishi, nxënës i klasës së dytë në shkollën 9-vjeçare të Skraparit, është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku raportohet se ka dëmtime të rënda në të dyja këmbët.

Advertisements

Sipas mjekëve të Spitalit Rajonal të Beratit, fëmija aktualisht ndodhet në sallën e operacionit, ku po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Advertisements

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat të shumta policie që po kryejnë edhe këqyrjen e vendit të ngjarjes,për të hedhur dritë mbi shkaqet e aksidentit.Burimet policore konfirmojnë se drejtuesi i mjetit Anuel Bregu,44-vjeç,është shoqëruar në polici,kur edhe do të merret në pyetje në lidhje me aksidentin.

TË NGJASHME