A ka dikë në jetën e saj? Aida Shtino flet troç për divorcin e vështirë dhe lajmin që bëri bujë: Vendimin e gjykatës e mora vesh nga…

by editor

Aida Shtino, gjatë intervistës me moderatorin Alban Musa, foli gjithashtu për divorcin me babain e djalit të saj. Ajo tregoi se ishte një periudhë shumë e vështirë jo vetëm për të por gjithashtu dhe për djalin pasi asokohe ai ishte adoleshent. E pyetur nëse kishte ndikuar puna në divorc, gazetarja tha:

“Për mua ka ndikuar se isha një person publik dhe nuk dilja dot sepse gazetat shkruanin gjatë gjithë kohës. Vendimin e gjykatës për ndarjen e kam lexuar në gazetë. Ishte më shumë ajo “lufta” që bëhej mediatike. E kam përjetuar shumë vështirë jo për mua por për djalin se ishte adoleshent dhe ta kalonte qetë.

Advertisements

Por falë dy prindërve që më kanë ndenjur afër, e kalova. Çdo gjë kalohet në jetë”, u shpreh gazetarja gjatë intervistës për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”. A ka dikë në jetën e saj? “Unë jam qenie njerëzore dhe të të them se nuk ka, do të të gënjeja. Sigurisht që ka sepse njeriu nuk e shtyn dot jetën i vetëm.

Unë jam e hapur”, u përgjigj ajo. Sakaq, gazetarja foli dhe për djalin që jeton në Austri. E pyetur se përse nuk e ekspozon publikisht, Aida tha se është një vendim i të birit. Teksa nënkuptoi se djali i saj është në një lidhje serioze, gazetari e pyeti se si është Aida si një vjehërr.

Advertisements

“Jam një vjehrrë, nuk e di tani sepse jemi në fillimet. Po është e jashtme, të shikojmë njëherë. Unë besoj se do të jem e mirë. Në kuptimin se do të dal shumë dashuri dhe s’do të ndërhyj në jetën e tyre personale kur ata të vendosin.”, tha ajo.

TË NGJASHME