Vr*sja e 35-vjeçares në Itali, zbardhen detajet e rënda: Si u gjet trupi i pajetë i mbuluar me batanije, telefonata e fundit e bashkëshortit shqiptar

by editor

Një 35-vjeçare rumune është vrarë ditën e djeshme në apartamentin e saj në Bolzano në Viale Trieste jo shumë larg Lidos.

Policia dyshon se autor i krimit është bashkëshorti i saj shqiptar që dyshohet se është arratisur për në vendin e tij.

Advertisements

Viktima është banakierja 35-vjeçare rumune, Alexandra Elena Mocanu, e vrarë në shtëpinë e saj, ku jetonte prej disa muajsh me bashkëshortin e saj shqiptar, Avni Mecje. Fqinjët ka dëshmuar për policinë se çifti kishte grindje të vazhdueshme.

Trupi i pajetë u zbulua rreth orës 17:00 të së dielës, pasi vëllai i burrit të saj dha alarmin nga Verona dhe zjarrfikësit shkallmuan derën e shtëpisë, por vrasja mund të ketë ndodhur të shtunën. Menjëherë në vendngjarje për hetimet kanë shkuar efektivët e sskuadrës lëvizëse dhe të policisë shkencore dhe zv/prokurorja Claudia Andres, drejtuese e hetimeve.

Advertisements

Rreth orës 21:00 arkivoli me trupin e viktimës u ngarkua në një furgon për të transportuar kufomat, më pas me makinë policie u shoqërua në morg, ku do t’i nënshtrohet autopsisë.

Hipoteza që po punohet është padyshim ajo e femicidit. Agjentët janë në kërkim të bashkëshortit të viktimës, i cili dyshohet se i ka thënë të vëllait se duhej të ikte, ndoshta në Shqipëri, pasi ishte në kërkim.

TË NGJASHME