U kap me 522 mijë euro në Portin e Durrësit, flet shoferi autobusit: Janë kursime të familjes, do t’i investoja në bujqësi!

by editor

Është zbardhur dëshmia e shoferit dhe pronarit të autobusit Elidon Çela, të cili iu gjet në mjet 522 mijë euro që vinte nga Bari në Shqipëri.

Paratë iu kapën në Portin e Durrësit.

Advertisements

Ai është shprehur se paratë nuk vijnë nga veprimtari të dyshimta, por nga kurismet familjare.

Shoferi është shprehur se paratë do t’i investonte në toka me qira dhe bujqësi, teksa është shprehur se është i gatshëm të tregojë edhe faturat që ka blerë farë gruri pasi do të mbillnin disa toka.

Advertisements

Çela ka thënë se askush nuk e dinte për paratë që kishin në autobus, pasi kishin frikë se mos binin pre e ndonjë vjedhje.

TË NGJASHME