“Pranverë në vjeshtë”/ Lajda Porja tregon si parashikohet të jetë moti deri në fund të muajit tetor

by editor

“Një pranverë në vjeshtë”. Kështu e ka cilësuar motin për muajin tetor, meterologia Lajda Porja. Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Porja u shpreh se këtë të hënë, temperaturat pritet të shkojnë deri në 29 gradë celcius.

Porja nënvizoi se edhe java e fundit e muajit tetor, do të karakterzohet nga një mot i qëndrueshëm.

Advertisements

“Tashmë do thoja një pranverë në vjeshtë. Kemi parë që temperaturat kanë qenë shumë të larta edhe në fundjavën e shkuar, madje janë regjistruar vlera 28-29 gradë,

vlera që janë afërsisht me fillimin e qershorit. Megjithatë, edhe dita e sotme do jetë nën ndikimin e motit të kthjellët, intervale të gjata me diell.

Advertisements

Sot parashikohet që të regjistrohet edhe temperatura 28-29 gradë. Janë temperatura shumë të larta, është java e fundit e tetorit.

Moti do jetë i qëndrueshëm deri në fund të muajit, parashikohet që të mos ketë reshje. Temperaturat e ajrit, duke filluar që nga nesër dhe deri në fundjavë, do të pësojnë një ulje të lehtë”, theksoi ajo.

TË NGJASHME