I mori jetën gruas dhe u arratis drejt Shqipërisë/ Zbardhen dyshimet e autorit për partneren që e çoi në vendimin ekstrem

by editor

Detaje të reja zbardhin mediat italiane lidhur me krimin e rëndë që ka ndodhur në Viale Trieste në Bolzano, Itali, ku një shqiptar është i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij. Avni Mecje, 42 vjeç është shqiptari i cili po kërkohet nga policia në Itali për vrasjen e partneres së tij Alexandra Elena Mocanu , 35 vjeç, me origjinë nga Rumania.

Sipas mediave, policia u vu në lëvizje pas denoncimit të familjarëve të bashkëshortit të viktimës, Avni Mecjes. Shqiptari, gjatë një telefonate me familjen e tij kishte njoftuar se duhej të arratisej pasi ishte në kërkim.

Advertisements

Ata kanë telefonuar policinë duke treguar telefonatën e bërë nga Mecje dhe policia më pas ka kontrolluar në banesën e çiftit ku ka gjetur trupin e pajetë të 35-vjeçares të mbështjellë me batanije.

Nuk është ende e qartë se çfarë ka ndodhur mes tyre para krimit. Në trupin e viktimës është bërë autopsi dhe pritet të dalin të reja detaje në orët në vijim.

Advertisements

Sipas mediave, vrasja dyshohet të ketë ndodhur pasi shqiptari ishte xheloz për gruan e cila punonte banakiere në një lokal në zonën ku dhe jetonin.

Bashkëshorti shqiptar dyshohet se ka marrë makinën dhe telefonin e gruas dhe është arratisur drejt vendlindjes.

TË NGJASHME