Detaje të reja dalin në skenë! Me kë po fliste Lear Kurti në telefon para se të arrestohej?

by editor

Emisioni “Review” në Euronews Albania ka siguruar pamjet nga bizneset afër intinerarit ku Laer Kurti u kap nga policia më 20 tetor.

Nga videot shihet se 32-vjeçari ishte duke folur në telefon.

Advertisements

Ekskluzivisht në “Review” ishte në një lidhje nëna e Lear Kurtit, Fatmira e cila për Euronews Albania konfirmoi se telefonata ishte mes saj dhe të birit.

“Personi sapo e konfirmoi e ëma që ishte duke folur me të ëmën në telefon. Pra, në atë moment, pavarësisht nga orari ai po komunikonte me një familjar. E dyta duhet të merren komunikimet e punonjësve të policisë, qoftë me radio, qoftë me telefon, me kë kanë komunikuar, çfarë informacioni i kanë dhënë sallës operative dhe çfarë udhrash kanë marrë”, tha eksperti për rendin publik, Fatjon Softa.

Advertisements

Ai analizoi se këto dy elementë do ndihmojnë të kuptohet kronologjia e situatave.

Ndërkohë që sipas ekspertit është e rëndësishme të vlerësohet nëse lënda narkotike brenda qeses me përmasa 5×5 që thuhet se është gjetur brenda organizmit të Laerit, pati kohë të depërtojë aq sa për të shkaktuar një vdekje nga mbidoza.

TË NGJASHME