Ministrja e Ramës bëhet sërish meme? Bora Muzhaqi- gjimnazistëve: Ju që keni fëmijë në klasë të parë, në fakt…

by editor

E folura në publik duket se nuk është një nga pikat më të forta të ministres Bora Muzhaqi.

Teksa shpesh herë është bërë pjesë e mediave dhe e rrjeteti për gafat që bënë gjatë komunikimeve publike, Muzhaqi ka tërhequr sërish vëmendje.

Advertisements

Së fundmi Bora Muzhaqin ka qenë në një takim në Fier me gjimnazistët, teksa po iu “jepte atyre leksion mbi prindërimin”.

Muzhaqi ka folur për futjen e kodimit në klasën e parë.

Advertisements

Sipas saj kjo është një risi e kësaj qeverie dhe do të ndihmojë shumë fëmijët që të marrin bazat e kodimit që në moshë të hershme.

Mirëpo, në përgjigjen që ajo ka pasur për kritikët nuk ka qenë shumë e qartë.

Ajo u është drejtuar gjimnazistëve se kodimi do të zhvillohet si një lojë dhe në një mënyrë shumë zbatvitëse.

Pas kësaj i ka thënë atyre:

Për ata prej jush që kanë fëmijë të klasës së parë…ju s’keni fëmijë në fakt, por keni motra dhe vëllezër, që mund të jenë në klasë të parë dhe unë jam e bindur që mud të pyesni se cfarë po mësojnë ata në klasë të parë.

TË NGJASHME