“I kishte fobi efektivët”/ Rrënqeth e ëma e Lear Kurtit: Më thoshte shpesh se nëse do t’i ndodhte e keqja do t’i vinte nga policia

by editor

Nëna e Lear Kurtit, Fatmira Mustafa, fajësoi këtë të dielë policinë në lidhje me vdekjen e djalit të saj. Në një intervistë të dhënë për News 24 ajo u shpreh se i biri ishte një person, i cili e kishte fobi policinë pasi e ndalonin mjaft shpesh për kontroll.

Ajo rrëfen dhe një episodë me të birin kur ky i fundit i kishte thënë se nëse do t’i vinte e keqje do ti vinte vetëm nga policia.

Advertisements

Ajo shtoi se në trupin e të birit kanë qenë hematoma që mund t’i kenë ardhur vetëm nga dhuna e efektivëve.

“I ka ardhur nga policia, nuk i ka ardhur nga shoëkt. Ka qenë dhe pak i vrazhdë dhe i thosha aman mor bir do zihesh me shokët. Shokët ia dinin natyrën dhe e toleronin. Para 6 muajsh iu paraqit një letër që duhej të paraqitej për një çështje që ishte mbyllur në gjykatë, dhe më tha o ma dua të iki jashtë se këta do më kalbin brenda. I thashë se ti ke dal i pafajshëm nga gjykata, ne do marrrim avokat dhe mos u shqetëso.

Advertisements

Më thoshte ç’a jete është këtu. Policinë e kishte fobi se e ndalonin shpesh dhe me atë shoqen me motor. Por dhe përballej me ta.

Në këtë rast ta them me siguri se ai person ka qenë i dhunuar.

Flas në emër të të gjitha nënave, që çdo fëmijë që kapin në rrugë, policët e pashkollë janë bërë të tmerrshëm, nuk ka më siguri për të rinjtë.

Këtu te lagjja jonë është bërë nuk e di. Djali thoshte po më erdhi e keqja nga këta do më vijë. Shkonte përtej imigjanitës, thoshte nuk më pëlqen kjo jetë. Dinte 4 gjuhë dinte dhe një gjuhë që shkruhej në pllaka. Atë e donte gjithë lagjja, ishte fëmija i gjithë lagjja.

Të rinjtë e sotëm janë shumë të tmerruar dhe nuk kanë siguri këtu. Nuk e mendoja kurrë vdekjen e djalit sidomos në këtë mënyrë. Nuk kam parë fare. Unë kam qenë shumë e lidhur me çunin. Burri më thoshte mos qaj se do ikim. Dilnim natën e kërkonim. Gjithë natën më linte në dritare kur po vjen. U bëra e fortë kur u largua sepse isha e qetë. Unë dua ta hap. Unë do gjej të drejtën e djalit. Ne po e heqim këtë të zezë që ta shikojmë deri në fund masakrën që i kanë bërë atij fëmije”, tha nëna.

TË NGJASHME