“Çantën n’krah e pi kafe në lokal”, Vjollca tregon momentet e vështira: Miqtë më bërtisnin pse fola publikisht

by editor

Të gjithë besoj e mbani mend Vjollcën, zonja e cila në vitin 2021 u bë e famshme për shprehjen e saj “çantën n’krah e pi kafe në lokal”. Këtë deklaratë e cila u bë meme, Vjollca e tha në emisionin “Shihemi në Gjyq”, ku përballej me bashkëshortin e saj, Zenunin. Në emision, asokohe, Vjollca tha se prej 5 vitesh ka probleme me burrin dhe shkak ishte bërë një borxh goxha i madh që Zenuni i kishte dhënë kushëririt të parë.

Pas asaj dalje publike, Vjollca ka treguar për Euronews Albania se ditën që doli në televizor nuk kishte marrë qetësuesen dhe sipas saj situata i doli jashtë kontrollit.

Advertisements

Vjollca theksoi se të gjithë të afërmit i bërtisnin dhe e shanin, gjë e cila e mërziti dhe stresoi shumë.

“Të gjithë bënin zërin tim. Merr çantën, shkon në lokal. Atë ditë nuk kisha parë kokrrën, qetësuesen dhe fola. Dhe Eni më tha që ta shaja sa më shumë. Nuk mbaj mend fare se çfarë kam fol. Kur e kam pa këtu në telefon tim, u çmenda. Gjithë miqtë më bërtisnin, më shanin. Më thoshin pse ke fol kështu. Këtu është mentaliteti, këtu gratë janë të mbyllura ndërsa unë s’kam qenë kështu. Më thoshin si s’ke zor, i vure në siklet çunat. Pastaj më doli se ka vdekur”- u shpreh Vjollca.

Advertisements

Vjollca shprehu pendesë për fjalët e saj në emision, të cilat u bënë shumë virale.

“Nuk më vjen mirë që batuta ime u bë ashtu. U pendova për atë që thashë, sepse ndihem keq. Më thonë ke dalë në televizor, por mu më nxori e keqja”- tha ajo ndër të tjera.

TË NGJASHME