Vdekja e Lear Kurtit/ Rama: Policët janë mësuar tani me hijenat dhe filmojnë të gjithën nga fillimi në fund, prokuroria pastaj…

by editor

Kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe sot nga një takim me fermerët në Fier ngjarjen e rëndë që ndodhi pak ditë më parë, ku një i ri vdiq në duart e policisë, pasi ishte shoqëruar në Komisariatin numër 3 në Tiranë.

Rama ka akuzuar opozitën duke i quajtur “hijena” dhe se e kthejnë të vërtetën e një vdekjeje përmbys.

Advertisements

Ndër të tjera Rama tha se policia tani është mësuar “me hijenat” dhe filmon çdo gjë.

“Njerëz pa din, pa iman, pa fe, pa athe, hijena që arrijnë deri në pikën sa të shqëyjenë në TV nga mëngjesi në darkë kufoma si kufoma e atij të shkretit që humbi jetën duke bërë cmos të ngrenë tymnaja e tension e zjarrin e urrejtjes ndaj polisisë së shtetit.

Advertisements

Ndërkohë që jo vetëm ka një moment njerëzillëku, ka një moment ku njeriu i thotë vetes prit cfarë shqiptari jam, si mund të kafshoj të vdekurit për të nxjerrë përfitime. Dhe policia e të tjerët që janë në krye të detyrës për këto punë janë mësuar tani me hijenat e filmojnë të gjithën nga fillimi në fund, të gjithën e prokuroria nxjerr bashkë me policinë konkluzionin që këtu nuk kemi të bëjmë me asnjë lloj të tejkalimit të masës nga policia por me ato që u thanë se s’dua t’i përsëris në respekt të viktimës e familjes së tij.
Si mund të besohen këta hijena kur janë në gjendje të kthejnë përmbys të vërtetën e një vdekjeje”, u shpreh Rama.

TË NGJASHME