Pas rikthimit të bujshëm, nuk ndalet Elsa Lila, këngëtarja i dërgon një mesazh publikisht Pirro Çakos (VIDEO)

by editor

Elsa Lila është bërë pjesë e Instagramit, prej disa ditësh. Ajo ka vendosur ta lërë pas të shkuarën e errët në Itali dhe ka vendosur të rikthehet në muzikë.

Pas lajmit që dha më herët se po vjen me një këngë, këtë radhë, Elsa ka rikujtuar edhe një ndër këngët e saj më të suksesshme. Bëhet fjalë për bashkëpunimin me Pirro Çakon me titull “Diferenca je ti”.

Advertisements

“Diferenca je ti” me Pirro Çako! Kujtime të shkëlqyera, këngë e madhe, festival i madh! Ishim pjesmarrës në festivalin në 2007! Përqafime Pirro, perqafime Pali Kuke”, ka shkruar ajo krah këngës në Instagram.

Pa rikthimit të bujshëm, Elsa Lila nuk ndalet, këngëtarja i

Advertisements

Prej disa ditësh, këngëtarja e njohur, Elsa Lila është kthyer në vëmendjen e mediave. Ajo u bë “e gjallë” disa muaj pasi u arrestua nën akuzën për përfshirje në një grup kriminal që merrej me trafikun e drogës.

Këngëtarja ra në pranga në muajin mars bashkë me gjashtë shqiptarë të tjerë në kuadër të një operacioni anti-drogë në Itali.

Elsa ka hapur profilin e saj zyrtar në Instagram, ndërkohë sot po vazhdon me postimet, duke paralajmëruar rikthimin në muzikë dhe këngën e re. Ajo ka postuar disa foto të realizuara në studion e Fadil Berishës, krahas së cilave i falenderon të gjithë për mbështetjen.

TË NGJASHME