Makina përplas për vdekje 12-vjeçarin në Gjirokastër, mjeti drejtohej nga një polic kufitar(Detaje)

by editor

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Gjirokastër me pasojë vdekjen e një fëmije.

Bëhet me dije se një makinë që drejtohej nga një polic kufitar me inicialet E.I., ka përplasur një fëmijë 12-vjeçar në fshatin Valarë të Gjirokastrës.

Advertisements

Edhe pse fëmija është dërguar në spital, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të rënda të marra nga aksidenti.

“Rreth orës 18:50, në aksin rural Valare-Gjirokastër, shtetasi E. D., 24 vjeç (punonjës policie në DVKM Gjirokastër), banues në fshatin Valare, duke drejtuar automjetin e tij privat tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin E. I., 12 vjeç, këmbësor, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Advertisements

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e DVP Gjirokastër.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër dhe me Oficerë të Policisë Gjyqësore të AMP-së, për hetimin e rrethanave të aksidentit me pasojë vdekjen e femijës” njofton policia.

TË NGJASHME