E dhimbshme! Ka fituar disa herë kampionatin, u diagnostikua me sëmundje të rëndë në tru, ndërron jetë futbollisti i njohur 32-vjeç

by editor

Ndërron jetë në moshën 32-vjeçare, futbollisti japonez Masato Kudo. 32-vjeçari ishte diagnostikuar me një sëmundje të rëndë në tru dhe ndërroi jetë pas një ndërhyrje kirurgjikale.

Kudo ka qenë aktivizuar dhe me kombëtaren aziatike në 4 ndeshje teksa ka shënuar dhe 2 gola.

Advertisements

Eksperienca e tij e fundit ishte me klubin Tegevajaro Mijazaki, e cila militonte në kategorinë e tretë japoneze.

Ai gjithashtu ka mbajtur veshur edhe fanellat e Brisbejn Roar në Australi dhe të Vankuverit në MLS-në Amerikane.

Advertisements

Masato Kudo fitoi kampionatin në Japoni në vitin 2011.

Fitoi 1 kampionat në Ligën e Dytë japoneze në sezonin 2009/2010, 1 Kupë të Japonisë, 1 kampionat në ligën e lindjes në Japoni dhe 1 Kupë të Ligës në Japoni.

TË NGJASHME