“Çantën në krahit dhe…”/ U bë virale në rrjet, Vjollca tregon momentet e vështira: Më bërtisnin, pastaj doli që vdiqa

by editor

TIRANË- Vjollca u bë e famshme me shprehjet e saj gjatë përballjes me burrin në një dalje televizive. Në një intervistë për “Real People” në Euroneës Albania, Vjollca tha se ditën që doli në televizor nuk kishte marrë qetësuesen dhe sipas saj situata i doli jashtë kontrollit. Vjollca theksoi se të gjithë të afërmit i bërtisnin dhe e shanin, gjë e cila e mërziti dhe stresoi shumë.

“Të gjithë bënin zërin tim. Merr çantën, shkon në lokal. Atë ditë nuk kisha parë kokrrën, qetësuesen dhe fola. Dhe Eni më tha që ta shaja sa më shumë. Nuk mbaj mend fare se çfarë kam fol. Kur e kam pa këtu në telefon tim, u çmenda. Gjithë miqtë më bërtisnin, më shanin. Më thoshin pse ke fol kështu. Këtu është mentaliteti, këtu gratë janë të mbylluara ndërsa unë s’kam qenë kështu. Më thoshin si s’ke zor, i vure në siklet çunat. Pastaj më doli se ka vdekur, ishte më keq. Unë dilja se nuk e kisha problem fare. Nuk dilja nëpër lagje të pija kafe, shkoja vetëm në lokal. Nuk më vjen mirë që u bëra e njohur. Më iku mendja nga stresi. Jam penduar se ndjehem keq,”- u shpreh Vjollca.

Advertisements

Pas daljes në “Shihemi në gjyq”, Vjollca shprehu pendesë për fjalët e saj në emision, të cilat u bënë shumë virale.

“Nuk më vjen mirë që batuta ime u bë ashtu. U pendova për atë që thashë, sepse ndihem keq. Më thonë ke dalë në televizor, por mu më nxori e keqja,”- tha ajo ndër të tjera.

Advertisements

Vjollca dhe Zenuni u bënë shumë të njohur me historinë e tyre në një emision televiziv, para pak muajsh, ku gruaja kërkonte të drejtat e saj edhe pse nuk jetonte më me bashkëshortin. Po ashtu, foli për jetën e saj personale, ku tregoi se bashkëshortin e pa për herë të parë ditën kur u fejua.

Më tej, ajo theksoi se fëmijën e parë e solli në jetë në moshën 24-vjeçe, një vit pasi u martua.

“Kam qenë 24 vjeç kur jam bërë nënë, 1 vit pasi jemi martuar. Zenuni më mban në pëllëmbë të dorës. Unë kam punuar gjithmonë, edhe Zenuni punonte. Unë Zenunin e kam parë ditën kur jam fejuar. Më pas vinte te puna. Ka qenë shumë i bukur. Herën e dytë më ngjiti pak. Tani më pëlqen shumë politika. Kam qenë socialistë që kur kam lindur. Zenuni është demokrat, por ia kam marrë votën,”- tha ajo.

Ajo tha se Zenuni ishte shumë punëtor dhe që gjithmonë e ka ndihmuar në punët e shtëpisë.

TË NGJASHME