“Benz-i luksoz gati më vrau”, Rudina Xhunga tregon makthin që përjetoi dje në Tiranë

by editor

Gazetarja Rudina Xhunga ka pësuar një aksident në ditën e djeshme në teksa po ecte në Bulevard, pranë hotel Rogner në Tiranë.

Ajo rrëfen se ishte duke nxituar për të kapur semaforin dhe në një moment është rrëzuar në rrugë, para njjë makine, e cila nuk ka ndaluar, por ka vazhduar rrugën sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Advertisements

Gazetarja thotë se benzi luksoz mund ta kishte v rarë atë po të mos kishte qenë për kalimtarët që i dhanë ndihmën e parë.

Postimi i plotë i Xhungës::

Advertisements

Dje në Bulevard u pengova. Po vrapoja për të kapur semaforin jeshil dhe nuk pashë hekurin e verdhë që ndante korsinë e biçikletave. Pengesa më bllokoi këmbët dhe rashë në Bulevard, para një makine.

Nuk kuptova çfarë ndodhi, po kalimtaret përreth bërtitën, ndaluan makinat e tjera dhe një vajzë më ndihmoi të çohem.

Pastaj një zotëri m’u prezantua si mjek, më uli, në bordurën e Rognerit dhe më kontrolloi për shembje, thyerje nga rënia. Dhe në fund më dha targën e makinës, para së cilës rashë.Gjeje, -tha kujt i përket. Sepse nuk frenoi, nuk ndaloi, nuk ndihmoi. E pashë kur u pengove dhe e gjitha që me sekonda. Ai mund të të kishte vrarë sot. Ishte Benz luksoz. Targa AA200XJ.

I thashë faleminderit! Por më mirë se të gjej pronarin e atij Benzi, kësaj dite do i mbaj mend fytyrën gjithë merak të vajzës që më dha dorën të çohem, kalimtarët që u mblodhën pa më njohur dhe bërtitën të ndalonin makinat, mjekun që mbajti këmbët, shënoi targën dhe më dha ndihmën e parë.

Tirana është plot njerëz të mirë dhe jeta është shume çmuar të të ikë, sa hap e mbyll sytë. Nuk duhet lënë në mëshirë të benzave. Si ky që për pak më mori jetën, për pak, fare pak, distance fati, dje. Faleminderit!

TË NGJASHME