A e dinit? Në këtë vend mësuesit e shkollave paguhen me pula

by editor

Sipas raportimeve të mediave të huaja, në një qytet të Uzbekistanit, mësuesit e shkollave paguhen me pula dhe jo me të holla.

Autoritetet në Nukus, në Republikën autonome të Karakalpakstan, kanë shpërndarë pula dhe disa zogj të sapo çelur, për shkak të mungesës së parave në bankat e vendit.

Advertisements

Ndërkaq një nga mësuesit i cili ka përjetuar dicka të tillë ka treguar për këtë rast duke përshkruar këtë gjë si një vendim të turpshëm:

‘’Vitin e kaluar ne u paguam me patate, karrota dhe kunguj. Këtë vit ne na detyruan të marrim zogj të sapo çelur, në vend të pagave tona e kjo nuk është e gjitha. Nëse ne kemi nevojë për pula, atëherë në mund t’i blejmë ato në një treg me një normë më të lirë’’.

Advertisements

Uzbekistani tash e një kohë të gjatë, ka qenë duke u përballur me vështirësi financiare për shkak të mungesës së parave për vite me radhë.

Si pasojë e kësaj gjendjeje janë shkaktuar mungesa në rroga si dhe pagesa të pensiioneve.

Ndërkohë sipas raportimeve është bërë e ditur që qeveria e Uzbekistanit kontrollon mediat e vendit, banorët të cilët janë intervistuar për të treguar këto probleme, kanë mbetur anonim.

TË NGJASHME