Vdekja e 32-vjeçarit/ Deklarata tronditëse e Karamuços: Në trupin e Kurtit ka pasur mavijosje, ja çfarë duhet të bënin policët

by editor

Pedagogu i Kriminalistikës, Ervin Karamuço ka folur ditën e sotme në një emision televiziv në lidhje me me dyshimet mbi rastin e vdekjes së 32-vjeçarit Lear Kurti në Komisariatin nr.3 mbrëmjen e 19 tetorit.

I pyetur në lidhje me procedurat e bëra nga punonjësit e Policisë, Karamuço ka treguar për etapat e procedurës së të një arrestuari, duke e konkretizuar edhe me rastin e Kurtit.

Advertisements

Karamuço sqaroi se nëse një i arrestuar ndihet keq nga ana shëndetësore, atëherë punonjësit e Policisë duhet ta devijojnë itinerarin e tyre, dhe i arrestuari duhet dërguar në spital dhe jo në Komisariat.

Në rastin e Kurtit ka shumë kontradita. Një rol të rëndësishëm ka spitali dhe ambulanca, përmes procesverbaleve mund të shikojmë se kur shkon autoambulanca, sa është vonuar, etj.

Advertisements

Edhe kur një person ndalohet, dhe duhet ta prangosësh, pasi e prangos duhet ta pyesësh “Si i ka prangat?”. Ajo çfarë ka ndodhur në rastin e Kurtit, është se ka pasur një mavijosje në trupin e të ndjerit.

Nëse e fut në makinë dhe ai ndjen shqetësime, duhet ta pyesësh sërish nëse ndihet mirë. Më pas nëse sheh se ka simptoma shëndetësore, dhe jo vetëm emocionale atëherë punonjësit e Policisë duhet ta devijojnë internerarin dhe duhet të shkojnë në spital”, deklaron Karamuço

TË NGJASHME